Kreu i AAK-së, Ramush Haradinajt, ka takuar sot ambasadorin e ri gjerman Jörn Rohde.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook thotë se ambasadorit të ri i ka uruar mirëseardhje, dhe gatishmërinë për të punuar ngushtë me të.

Postimi i tij:

Prita sot në takim, ambasadorin e ri gjerman Jörn Rohde. Ambasadorit i urova mirëseardhjen dhe i shpreha gatishmërinë të punojmë ngushtë për tema me rëndësi për vendin tonë.

Gjermania përpos që është strehë e qindra mijëra bashkëqytetarëve tanë, ajo ka qenë përkrahëse e madhe e rrugës së popullit tonë për liri e pavarësi, përkrahje që po vazhdon edhe tani, në sfidat në të cilat po kalon vendi ynë. Ne jemi përgjithmonë falënderues!