Haradinaj flet për ditët kur ishte në Hagë: Është vështirë me përshkru, ndjehesha i vetmuar, e i harruar

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për ndjenjën që kishte kur ishte i paraburgosur në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Haradinaj i ftuar në një emision në NEWS 24 tha se ka pasur ditë kur është ndjerë i vetmuar e i harruar, përderisa thotë se procesi ndaj tij ka zgjatur 8 vjet.

“Është vështirë me përshkru ndjenjë. Disa ditë ndjehesh i vetmuar, i harruar, e i lamë pas, një ditë ndjehesh sikur je në qendër të vëmendjes, e padrejtësive. Në këto procese duhet qëndrueshmëri”, tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se procesi i tij në Hagë ka zgjatur 8 vjet dhe sipas tij, ka pasur një kosto të lartë financiare.