Haradinaj: E suspendojmë taksën, nëse ka marrëveshje-kornizë për njohje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është e gatshme që ta suspendojë taksën nëse në Paris arrihet korniza e një marrëveshjeje për njohjen nga Serbia.

Në një intervistë për Interaktiv, Haradinaj ka thënë se në Paris, përveç tij e presidentit Thaçi, duhet të shkojnë edhe kryeparlamentari Veseli dhe bashkudhëheqësit e Delegacionit shtetëror, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.

https://www.youtube.com/watch?v=tpJj3RRj7BU