Haradinaj e çon gjeneralin amerikan, zv.komandantin e KFORit, në majën e Moknës (FOTO)
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me zëvendëskomandantin e KFOR’it, gjeneralin amerikan John Boyd është ngjitur në majën e Moknës mbi Istog.
Kryeministri ka shkruar në Facebook se ka respekt të përjetshëm për burrat dhe grat që shërbejnë për paqe në Kosovë.
“Pas aksionit të pastrimit në Komunën e Klinës, sot me zëvendëskomandatin e KFOR-it, Gjeneralin amerikan John Boyd, ngjitem majën e Moknës mbi Istog, në lartësi rreth 2000 metra. Respekt të përjetshëm burrave e grave që shërbejnë për paqe në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në facebook.