Haradinaj ‘dridh’ edhe një herë Serbinë me daklaratën për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Mediat serbe, veçanërisht ato që janë të afërta me Aleksandar Vuçiqin, janë tmerruar me deklaratën e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj se do ta anëtarësojë Kosovën në NATO sapo të bëhet president.

Për ta shfryer edhe më shumë mllefin ndaj Haradinajt, “Veçernje Novosti”, gazeta e afërt me Vuçiqin, i është referuar ish kryeministrit si “terrorist”.

“V Novosti” në artikullin me titull “Terroristi që dëshiron të bëhet President”, shkruan se Haradinaj ka deklaruar ‘se nëse zgjidhet në këtë post do t’i jepte prioritet anëtarësimit të Kosovës në NATO’, e që Serbia dhe mediat atje i janë referuar si “shteti fals”.

Mediat serbe poashtu kanë transmetuar deklaratën e Haradinajt se ‘nuk është i interesuar për pozitën e kryeministrit por për atë të presidentit’.

Haradinaj ka qenë në vazhdimësi “halë në sy” për pushtetin e Beogradi, respektivisht për mediat që kontrollohen nga pushteti.

Që nga vendosja e taksës ndaj mallrave serbe, propaganda serbe nuk është ndalur asnjëherë duke e sulmuar Haradinajn.

Dhe siç shihet edhe tash, Haradinaj mbetet rreziku kryesor për politikën serbe.