Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar për deklaratën e Albin Kurtit, i cili tha se 8 mijë e 200 hektarë u dhanë për një karrige, duke goditur Haradinajn për votimin për Demarkacionin vitin e kaluar.

Ramush Haradinaj, ka ironizuar me deklaratën e Albin Kurtit për karrige, duke thënë se “karrigën ia ka dhënë Isa Mustafës”.

“Pom kritikojnë për karriga. Ja kom jep fjalën Isës, nuk i ndrroj. Du me i lon deri sa t’kthehet”, tha Haradinaj.

I pyetur se po pret që të kthehet Mustafa, kreu i ekzekutivit pohoi se po i ruan deri sa të kthehet.

“Tash po ja ruj deri sa tvjen, qitu tnjejtat i ka”, tha Haradinaj duke qeshur.

Këtë haradinaj e tha gjatë pritjes së ministrit të jashtëm malazez, Srdjan Darmanoviq. /Ballkani.info/