Kryetari i AAK-së

Haradinaj: Bashkimi ynë opozitar po shihet si e vetmja shpresë për t’i dhënë fund qeverisë anti-shtet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka shkuar në Vushtrri te një aktivist i partisë së tij nga ku tha se koalicioni i tyre po shihet nga qytetarët si e vetmja shpresë.

“Bashkimi ynë opozitar, dita-ditës po shihet nga qytetarët si e vetmja shpresë për t’i dhënë fund qeverisë anti-shtet. Situata e krijuar në vend, kërkon mobilizim e bashkim të gjithëmbarshëm për ta kthyer Kosovën drejt rrugës së zhvillimit dhe integrimit, në bashkëpunim me miqtë tanë që na ishin pranë në momentet më të vështira”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj tha se në Vushtrri folën për problemet dhe nevojat e qytetarëve atje.

Sonte kisha nderin të bashkëbisedoj me shumë miq, kolegë e bashkëluftëtarë në Stanoc të Vushtrrisë, në mikpritjen e aktivistit të hershëm të Aleancës, Rrahim Ajeti.

“Bashkë me kryetarin e degës së AAK-së në Vushtrri, Mensut Ademi, kryetarin e Listës Konservatore Avdullah Klinaku, Prof. Shemsi Rrahimi, diskutuam për problemet dhe nevojat e qytetarëve të kësaj ane, si dhe për zhvillimet politike në vend dhe nevojën e bashkimit e mobilizimit sa më masiv për të ndaluar qeverisjen anti-shtet”.