Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar sot me ushtruesen e drejtoreshës së Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore dhe Çështjeve të Euroazisë në Departamentin amerikan të shtetit Susan Falatko.

Me zyrtaren amerikane Haradinaj ka thënë se ka biseduar për rritjen e koordinimit ndërmjet Kosovës dhe partnerëve të saj në fokus dialogun me Serbinë.Haradinaj ka thënë se marrëdhëniet bilaterale të Kosovës me ShBA-në po thellohen duke e fuqizuar miqësinë e përhershme ndërmjet dy vendeve.

Postimi i Haradinajt:

ShBA si aleate strategjike e Kosovës qëndron në krah të vendit tonë në konsolidimin e brendshëm dhe ndërkombëtar, si dhe në rrugëtimin e saj euro-atlantik. Bashkëbisedim i frytshëm me Susan Falatko, zëvendësdrejtoreshë e Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore dhe Çështjeve të Euroazisë në Departamentin amerikan të shtetit, për rritjen e koordinimit ndërmjet Kosovës dhe partnerëve të saj strategjik, me fokus dialogun me Serbinë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, që përfshinë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Marrëdhëniet bilaterale të Kosovës me ShBA-në po thellohen duke e fuqizuar miqësinë e përhershme ndërmjet dy vendeve.