Daut Haradinaj, ministrit të Mbrojtjes: Makinat me të cilat ju shkoni në bregdet, po iu ndaloni gjeneralëve të Ushtrisë

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj njëherësh edhe kandidat për kryetar komune të Prishtinës, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook ka reagur ndaj veprimeve te ministrit të Mbrojtjes.

Haradinaj tha se në kohën kur Kosova po bën përpjekje për të fuqizuar ushtrinë ministri po u’a ndalon gjeneralëve të Ushtrisë, makinat.

Ai theksoi se qeveritarët po shkojnë në bregdet me makina zyrtare madje se po i dërgojnë edhe fëmijët e tyre nëpër kopshte me po të njëjtat makina. Haradinaj i bëri thirrje ministrit të reflektojë mbo veprimet e tij sepse me këtë nuk është se po i bën nder as Kosovës e as ushtrisë së vendit.

Postimi i plotë:

Në kohën kur Kosova po bën përpjekje për ta fuqizuar ushtrinë e saj, ministri i Mbrojtjes iu ndalon makinat gjeneralëve të Ushtrisë. Në bregdet po shkoni me makina zyrtare, edhe fëmijët në çerdhe i dërgoni me të njëjtat makina. Reflekto ministër, sepse me këtë vendim nuk i bëni nder as Kosovës e as ushtrisë sonë!