Kreu i AAK-së

Haradinaj: Absurde të gjykohen çlirimtarët ndërsa nuk është vendosur drejtësia mbi shumë masakra të kryera nga shteti fashist serb

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim e kujtim të të rënëve në Celinë, Fortesë e Brestoc.

Haradinaj ka thënë se është absurde që sot në liri po gjykohen çlirimtarët, e ende nuk ka drejtësi për shumë masakra. 

“Është absurde që sot në liri po gjykohen çlirimtarët ndërsa ende nuk është vendosur drejtësia mbi shumë masakra të kryera nga shteti fashist serb, në civilë të pambrojtur”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Femijë, gra e pleq të pambrojtur u masakruan pa mëshirë para njëzetepesë vjetësh nga regjimi barbar i Millosheviqit.

Sot, në nderim të Dëshmorëve dhe Martirëve të lirisë, bashkë me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, bashkëluftëtarë e kolegë, u bashkuam me familjet që i kujtuan me krenari më të dashurit e tyre; 75 të rënët në Celinë, 68 të rënët në Fortesë dhe 54 të rënët në Brestoc.

Është absurde që sot në liri po gjykohen çlirimtarët ndërsa ende nuk është vendosur drejtësia mbi shumë masakra të kryera nga shteti fashist serb, në civilë të pambrojtur.

Sakrifica e tyre mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë historike!

Lavdi!