Haradinaj: AAK nuk merr pjesë në seancë, mbrëmë u pa sa e rrezikshme është koncentrimi i pushtetit tek një person

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij i ka dhënë me kohë qëndrimet rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit. Haradinaj theksoi se AAK-ja është kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo, sç thotë ai, i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit.

“Shembull për këtë ishte tentimi i mbrëmshëm për marrjen e vendimit ad-hoc për ndryshim të ligjit zgjedhor, duke e kontrabanduar në Kuvend, me arrogancë numrash e shantazhe. Andaj, deputetët e Aleancës, nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e Presidentit”, ka njoftuar Haradinaj përmes rrjetin social Facebook.