Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë sot se partia e Ramush Haradinajt kurrë më e fuqishme dhe më e gatshme nuk ka qenë për zgjedhje sesa tash.
Ai duke u përgjigjur rreth spekulimeve se vendi mund të shkojë në zgjedhje, ka thënë se vetëm partnerët e koalicionit janë ata që e çojnë vendin në zgjedhje, askush tjetër.
“Në koalicion ka besim dhe besnikëri dhe liderët vendosin se kur mund të shkojë vendi në zgjedhje, mirëpo e them se AAK-ja është shumë e fuqishme dhe e gatshme që qysh nesër të shkohet në zgjedhje”, ka thënë Haradinaj në klankosova. /Ballkani.info/







