Haradinaj: 27 marsi i 99-tës ishte ndër ditët më të përgjakshme të luftës çlirimtare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot më 27 mars, vrasjen e civilëve të pambrojtur shqiptar nga forcat serbe në Krushë, Obiliq, Fushë Kosovë e Pejë.

Pas 21 viteve, Haradinaj ka thënë Kosova e ka ushtrinë e vet, që është e gatshme të ballafaqohet me çdo agresoj e që kurrë të mos përsëriten masakra të tilla, shkruan lajmi.net.

Sipas Haradinajt, 27 marsi i 1999-tës ishte ndër ditët më të përgjakshme të Luftës Çlirimtare.

Postimi i plotë i Haradinajt:

27 marsi 1999 ishte ndër ditët më të përgjakshme të Luftës Çlirimtare.
Aparatura gjenocidale serbe e mobilizuar në çdo cep të Kosovës, vazhdoi me vendosmëri zbatimin e planit afatgjatë për shfarosjen e shqiptarëve.
Kujtojmë sot me përulje martirizimin e civilëve të pambrojtur në Krushë të Vogël, Obiliq, Fushë Kosovë dhe Dardani të Pejës.
Sot, 21 vite pas rënies së tyre, Kosova ka ushtrinë e saj, që është e gatshme të ballafaqohet secilin agresor, e që kurrë të mos përsëriten masakra të tilla kundër popullit të saj.
Lavdi të rënëve për liri!.