Hapja e negociatave me BE| Veliaj fton shqiptarët që të festojnë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u ka bërë një ftesë gjithë shqiptarëve që në datën 28 korrik të vijnë në Tiranë për të festuar hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian dhe Tiranën.

Veliaj ka thënë se është një koincidencë shumë e bukur, kur në vitin që Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë, hapen negociatat me Bashkimin Evropian, prandaj ai fton shqiptarët në Tiranë në koncertin e datës 28 korrik.

“Në datën 28 korrik është fiks 100 vjet nga lidhja e raporteve speciale të Shqipërisë me SHBA, ndërkohë pas lajmit të mirë për hapjen e negociatave kemi organizuar, bashkë me qeverinë, një festë popullore, një manifestim jashtë politikës. Dua që t’ju ftoj të gjithëve të jeni pjesë. Një koiçidencë shumë e bukur, kur në vitin që Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, hapen negociatat me Bashkimin Europian, ndaj dua t’ju shihja të gjithëve në Tiranë në koncertin e datës 28 korrik. Besoj që do të kalojmë shkëlqyeshëm”, tha Veliaj.