Hapja e ambasadës shqiptare në Ukrainë, Rama bisedë telefonike me Zelensky-n

Pas lajmit se Shqipëria do të hapë së shpejti ambasadë në Kiev, pikërisht në 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes shteteve, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë pas pak një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Lexo edhe: “30 vjet marrëdhënie diplomatike”, Kryeministri Rama: Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Ukrainë

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi mëson se dy liderët do të diskutojnë edhe për ndihmat ushqimore dhe humanitare që Shqipëria pritet të dërgojë në Ukrainë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka konfirmuar se për pak ditë do të dërgohen disa ambulanca dhe ndihma ushtarake.

Kujtojmë që Ukraina mbush gati një vit që është në luftë ndaj agresionit rus, ku padyshimet dëmet në njërëz dhe në ifrastrukturë janë të mëdha.r.t/abcnews.al