Deklaratat e kryeministrit Albin Kurti në mbështetje të klubit të Vushtrrisë kanë nxitur reagime në opinionin sportiv dhe politik në Gjakovë, ku ai po akuzohet se ka “tradhtuar” qytetin vetëm pak ditë pasi kishte hapur fushatën elektorale aty.

Kritikat erdhën pasi Kurti doli publikisht në përkrahje të Vushtrrisë në përballjen kundër KF Vëllaznimi, gjë që është parë nga shumë tifozë dhe qytetarë gjakovarë si një qëndrim i papritur ndaj klubit të qytetit të Gjakovës.

Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, ku mbështetës të Vëllaznimit kanë shprehur pakënaqësi për faktin se kryeministri kishte zhvilluar aktivitet politik në Gjakovë, ndërsa më pas u rreshtua në anën e kundërshtarit sportiv të skuadrës gjakovare.

Vëllaznimi të shtunën e pret Vushtrrinë në ndeshjen e fundit përcaktuse se kush do të futet direkt në Superligë. Nëse fitojnë gjakovarët, Superligën e kanë të sigurt.