Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është hapur thirrja për operatorët ekonomik për projektin e Sheshit Xhorxh Bush.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar projekti i reviduar përfshin edhe transformimin e Sheshit Zahir Pajaziti.
“Thirrja për operatorët ekonomik tanimë është hapur. Projekti i reviduar përfshin edhe transformimin e Sheshit Zahir Pajaziti dhe të hapësirave përreth. Vizioni ynë për Prishtinën me qytetarin prioritet po vazhdon”, ka shkruar Rama






