Hapet tenderi, mbi 2.5 milionë euro në cigare për të burgosurit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka hapur tenderin për të furnizuar me cigare të burgosurit.

“Furnizim me cigare për të burgosur-kantina” titullohet ky tender, vlera e të cilit kap shumën e 2 milionë e 550 mijë eurove.

Data 22 qershor 2022, është caktuar afati deri kur kompanitë e interesuara mund të ofertojnë për këtë tender.