Hapet spitali i ri për të prekurit nga koronavirusi në Rusi, kushtoi 100 milionë euro

Presidenti rus, Vladimir Putin përuroi një spitali të ri për të prekurit nga koronavirus, i cili është ndëtuar nga themelet brenda 36 ditësh pune të pandalur.

Ky ndërtim madhështor në Moskë ka kushtuar rreth 100 milionë euro dhe do të ketë një kapacitet pritës për 800 pacientë, që nënkupton 300 pacientë më shumë sesa ishte parashikuar, dhe ka ardhur si rezultat i frikës së krijuar në qytetet se nuk do të mund të përballonin rastet që do të paraqiteshin.

Putin bëri përurimin e spitalit të ri përmes një videokonference, i cili u ndërtua nga mijëra punëtor të palodhur, së bashku me një godinë ushtarake me një kapacitete prej 60 shtretërish në Nizhny Novgorod.

“Të dyja qendrat u ndërtuan nga fillimi për një kohë të shkurtër, vetëm disa javë, gjë kjo e paprecedentë”, deklaroi Putin.