Hapet rast ndaj pronarit të një lokali në Pejë, ishin të pranishëm 24 persona

Inicohet rast ndaj një personi në Pejë për shkak se është hasur duke punuar në lokalin e tij, ku ishin të pranishëm 24 persona.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:00 në Pejë. Inspektorët komunalë u kanë shqiptuar procesverbale personave që ishin të pranishëm dhe e kanë mbyllur lokalin.

“Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është inicuar lënda e rastit për shkak se kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë ku në lokalin e tij nga njësiti policor është hasur duke punuar. Në lokal kishin qenë rreth 24 persona të cilëve inspektorët komunalë u kanë shqiptuar procesverbale dhe kanë mbyllë lokalin. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.