Hapet puseta në rrugën “Muharrem Fejza”, veturat bien në të

Banorët në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati 1 të kryeqytetit, po vazhdojnë të përballen me probleme të shumta sa herë që ka reshje shiu.

Reshjet e sotme që nuk janë ndalur që nga orët e hershme të mëngjesit kanë ndikuar që rrugët e të vërshohen nga kanalizimet.

Në këtë rrugë siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Reporteri.net është hapur puseta e kanalizimit.

Kjo ka bërë që vozitësit të përballen me vështirësi të shumta gjatë qarkullimit në këtë rrugë.

Kujtojmë se reshjet e shiut që kanë përfshirë Kosovën kanë shkaktuar vërshime në shumë komuna. Gjendje më e rënduar paraqitet në rajonin e Dukagjinit.