Është hapur për herë të parë në Spanjë një mësonjëtore në gjuhën shqipe.

Tashmë fëmijët në Madrid dhe më tej, do të kenë një kënd ku të flasin dhe të luajnë me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe.

Në ditën e parë patën mundësi të vijnë familje nga të gjitha trevat shqipfolëse, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Pati edhe familje nga skajet më të largëta të Spanjës për mos ta humbur këtë ngjarje

Ambasada e Shqipërisë në Spanjë dhe ambasadori Gazmend Barbullushi kanë ndihmuar po ashtu në këtë arritje të nisur nga Shoqata e Shqiptarëve në Spanjë dhe anëtarët e saj Altin Hysenaj, Eridona Brahaj dhe Edland Graci.