Hapet kafeneja e parë e kanabisit

Kafeneja e parë e kanabisit në Shtetet e Bashkuara është hapur të martën në Los Angeles.

E quajtur “Lowell Farms: A Cannabis Café”, ajo do të jetë lokali i parë që ofron për mysafirët kanabis drejtpërdrejt nga ferma në tavolinë.

Kjo është kafeneja e parë që e ka siguruar licencën për konsumim plotësisht ligjor të kanabisit.

Shefja e kafenesë, Andrea Drummer, ka kryer trajnime në “Le Cordon Bleu” në Los Angeles.

Në një lokal tjetër të saj më parë kanë shkuar mysafirë të njohur, përfshirë Wiz Khalifa-n.

Hollivudi Perëndimor krijoi tetë licenca të konsumit të kanabisit dhe nga më shumë se 300 aplikantë, Lowell Farms iu dha e para, thotë pronari i restorantit.

Kjo bën që biznesi i parë në Shtetet e Bashkuara që të pajiset me një licencë plotësisht të ligjshme të konsumit të kanabisit, thotë ai.

loading…