Fisi

Hanë mish majmuni dhe të vdekurit i varrosin në këmbë, njihni fisin më të çuditshëm në botë

Ata hanë mish majmuni dhe i varrosin njerëzit në këmbë dhe jo shtrirë.
Fisi Raute në Nepal është një ndër më të çuditshmit në botë pasi edhe pse gjenden shumë pranë zonave të banuara refuzojnë të bëhen pjesë e jetës moderne, përcjell Albeu.

Në momentin kur iu vdes një i afërm ata largohen nga vendbanimi duke zgjedhur një tjetër pasi besojnë se kështu largojn shpirtrat e këqinj.

Banorët e këtij fisi cilësohen si njerëz të dorës së dytë ngë nepalezët, fakt të cilin ata nuk e honepsin dot duke këmbëngulur se jetojnë njësh me natyrën.