Hamza: Vetëvendosje votoi në Kuvend pagesën prej 11 milionë eurove për rrymën në veri

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza në konferencën për media të kësaj partie ka thënë se votimi në kuvend për ndarjen e mjeteve shtesë për KOSTT-in për pagesën e rrymës në veri është në kundërshtim me ligjin.

Hamza tha se KOSTT është ndërmarrje publike dhe Kuvendi nuk ka të drejt të ndërhyjë në këtë ndërmarrje.

“Sot, Kuvendi i Kosovës me shumicë të votave të partive në pushtet ka miratuar rekomandimin e komisionit për Ekonomi, Tregti dhe Industri për ndarjen e mjeteve shtesë ndërmarrjes publike KOSTT për pagesën e energjisë elektrike në veri.Kjo është në kundërshtim me ligjin përshkak se KOSTT-i është ndërmarrje publike në bazë të statutit,  dhe është 100% pronë e Republikës së Kosovës, ku aksionari i ushtron të drejtat e veta përmes Kuvendit të Kosovës. Kjo është shkelje e qeverisjes korporative përshkak se kjo ndërmarrje e ka bordin dhe Kuvendi nuk ka të drejt të ndërhyjë në këtë ndërmarrje sipas ligjit në fuqi. Do të thotë Kuvendi sot, përkatësisht, partitë në pushtet kanë përkrahur një kërkesë për pagesën e 11 milionë euro të energjisë elektrike për serbët në 4 komuan në veri. ”, tha Hamza.

Ai tutje tha se me paratë e qytetarëve të pjesëve tjera të Kosovës po paguhet energjia elektrike për serbët në veri.

“Ne kemi një vendim gjykate që qytetarët e pjesëve tjera të Kosovës nuk është ligjore me u ngarku me pagesën e rrymës për qytetarët serbë në veri.  Është absurde që në mungesë të mjeteve jemi detyruar të zvogëlojmë pensionet dhe s’kemi buxhet për shëndetësi, ndërkaq të ndahen 11 milionë euro për rrymën në veri. Me paratë e qytetarëve të Kosovës po paguhet rryma në veri të Kosovës”, tha Hamza.