Hamza: Reagimi i Qeverisë për situatën në veri erdhi dy ditë me vonesë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se reagimi i qeverisë për situatën me Covid-19 ka mundur të jetë më i mirë. Ai thotë se veriu nuk iu bond urdhërave të qeverisë dhe kjo ishte për shkak të paaftësisë së qeverisë. Ai po ashtu thotë se pas shpërthimit të virusit në Itali ishte dashur të futet sistemi i karantinës për gjithë ata që vinin nga shtetet tjera.

‘’Gjendja në Mitrovicës nuk është e mirë si rezultat i situatës së krijuar nga koronavirusi’’

‘’Pjesa veriore nuk ju ka mbyll urdhërave të qeverisë siç është rasti me mbylljen e shkollave dhe respektimin e masave tjera, pasi që ato punojnë me vendimarrje nga Serbia. Andaj numrat nuk janë të saktë, ka edhe viktima. Shprehim keqardhje për gjithë ata qytetarë të Ksovoës që kanë humbur të dashurit e tyre. Më vonë pas shpërthimit kanë marrë masa më radikale’’, shtoi ai.

“Nuk jam nga ata që nuk dalin nga kornizat partiake. E përkrahi qeverinë për shumë masa. Por disa masa ka mundur të merren më herët. Shetet filluan të përgatiten pas shpërthimit të virusit në Kinë. Pasjtaj kur erdhi në Itali u ditë se do të vie tek ne për shkak të lidhjeve që kemi me atë vend. Nuk dua ta përdori këtë situatë për të prodhuar lajme senzacionale, por ka pasur mundësi të bëhet më mirë dhe më shumë, natyrisht duke vlerësuar punën e mirë që është bërë. Masa e karantinimit për ata që vijnë nga jashtë ka mundur të fillojë më ehrët si shembull’’, tha Hamza.