Hamza: Premtimet e Kurtit të pabesueshme

Bedri Hamza, shef i grupit parlamentar të PDK-së, ka thënë se deputetët ende nuk e kanë parë programin qeveritar, ndonëse e kanë dëgjuar ekspozenë e kandidatit për kryeministër Albin Kurti.

Sipas Hamzës, në ekspozenë e Kurtit ka pabesueshmëri, pasi që, sipas tij, premtimet që i ka dhënë nuk mund të akomodohen brenda buxhetit 3 miliardësh.