Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka takuar një numër të madh studentësh, para të cilëve ka shpalosur programet që parasheh për ta.
“Unë do ta krijoj Fondin Shtetëror të Bursave dhe çdo vit nga 25 milionë euro do u ndahen studentëve për t’i ndjekur studimet në universitete brenda dhe jashtë vendit. Me programet duale të studimit do ta integrojmë edhe të mësuarit akademik me përvojën praktike në vendin e punës”, ka thënë Hamza, transmeton Ballkani.info.
Postimi i plotë:







