Kreu i PDK-së dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza në kuadër të fushatës zgjedhore sot ka qëndruar në Pejë. Ai para qytetarëve premtoi zhvillim ekonomik, paga më te larta, mirëqenie sociale, etj.

Hamza premtoi realizimin e menjëhershëm të pesë zotimeve që i ka deklaruar që nga fillimi. Ai tha se të gjitha pensionet do të rriten për 50%, do të ketë ulje te tatimeve për paga, ulje e TVSH-së pr energji elektrike.

Hamza tha se Peja dhe Kosova kanë nevojë për një kapitull të ri për zhvillim stabilitet e shpesë.

“Do të reformojmë pagesën në blerë të shtuar, kjo është një lehtësi për bizneset, ndërsa bizneset e reja me qarkullim 10 mijë nuk do të paguajnë fare tatim. Çështja e tatimit në pronë është prolonguar për shkak se ka qenë vit zgjedhor, hyn në fuqi në vitin e ardhshëm, bizneset e tranfresojnë këtë barrë dhe ky ligj do të anulohet për të ndryshuar më pas”, tha ai.

Ai po ashtu premtoi rritje të kapaciteteve energjetike, autostrada të reja, modernizim të hekurudhave.

Sipas tij, për të punësuarit në sektor privat, pagat deri në 400 euro do ta ketë normën e tatimit 0, pagat mbi 800 euro do të tatohen me 10%.

“Për sektorin privat do të ndërtojmë fondin, në qoftë se humb punën, fondi që do të garantoj 80 përqind të pagës së punës, Gjykatën e Punës do ta kemi e cila do të merret me trajtimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat dhe atë publik”, tha kandidati për kryeministër.

Ai foli edhe për rritjen e pagave prej 50 për qind qysh në fillim të mandatit për punonjësit e arsimit, mjekë, zjarrëfikësit dhe për të gjithë të punësuarit në sektorin publik.

Tha se do të ketë rritje të pensioneve për veteranët dhe përkrahje të sistemit arsimor me kuadro të reja, investime në shëndetësi dhe fondin shtetëror për bursa. /Ballkani.info/