Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar edhe një herë pas përfundimit të takimit me presidenten Vjosa Osmani.

Hamza tha se integriteti i zgjedhjeve fillon me përcaktimin e drejtë të datës së tyre, prandaj vendimi i presidentes Osmani ka rëndësi vendimtare.

“Vendi ynë ka nevojë për zgjedhje me integritet të plotë dhe jo për kompromise që cenojnë besimin e qytetarëve, i cili duhet të jetë mbi çdo interes politik”,tha Hamza.

Ai deklaroi se PDK-ja kërkon që vendimi për datën e zgjedhjeve të merret duke u udhëhequr nga parimet e neutralitetit.

“PDK-ja kërkon që vendimi për datën e zgjedhjeve të merret duke u udhëhequr nga parimet e neutralitetit institucional, transparencës dhe garantimit të një procesi zgjedhor të besueshëm dhe të drejtë”.