Hamza – Kurtit: Prita një fjalim shumë më serioz, për një çështje serioze

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në seancën ku po diskutohet për marrëdhëniet Kosovë – SHBA i ka replikuar kryeministri Kurti.

Kurti i cili përmbylli fjalimin e tij me disa shaka, nuk i ka pëlqyer Hamzës i cili është shprehur se ka pritur një fjalim më serioz.

“Sinqerisht prita një fjalim shumë më serioz nga kryeministri për një çështje shumë serioze. Me poeza e poezi nuk adresohen këto çështje serioze. Ne dëshirojmë që qeveria të ketë sukses, mirëpo të themi që për 30 ditë qeverisje është qeverisja më e mire, nuk mundet. U përmend që ka harmonizim mes partive opozitare por kjo nuk është shqetësuese. Është shqetësuese mungesa e harmonizimit të partive të qeverisë sepse ju duhet t’i merrni vendimet.”, tha Hamza.

Hamza më tutje tha se qeveria nuk ka platformë për dialogun dhe marrëveshjen finale.

“E tejkalojmë taksën e reciprocitetin, a ka platform qeveria për dialogun dhe marrëveshjen finale? Ky vend nuk mund të ketë zhvillim ekonomik e as progres, duke i sjellë në pikëpyetje në projekte të caktume marrëdhëniet tona me partneret strategjikë. Me shku në SHBA ku të doni, me presidentin vjen në Kuvend edhe diskutoni, mirëpo me shku në SHBA dhe me u taku me sekretarin e shtetit, unë e konsideroj që është punë e madhe. A shkon presidenti a kryeministri apo cilido nga ministrant ose deputetë, nëse arrinë me shku në SHBA dhe kemi prezantim të mire është fat për neve!”, tha Hamza.