Bedri Hamza

Hamza: Klubin e zemrës e ripozicionuam sërish ku e ka vendin, si kampion, në krye të basketbollit të Kosovës

Kryetari i Mitrovicës, njëherit kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza i është gëzuar titullit kampion të ekipit që vjen nga qyteti që ai udhëheq.

Mitrovicasit u bënë kampion i Kosovës, pas 12 vitesh. Hamza përmes një statusi në Facebook ka shkraur se Trepça ishe e panalshme.

“Jam i lumtur që klubin e zemrës e ripozicionuam sërish ku e ka vendin, si kampion, në krye të basketbollit të Kosovës. Suksesi, si në sport, si në punë, si në politikë, kurrë nuk vjen rastësisht. Mbështetja është gjithnjë jetike.” – ka shkruar Hamza.

Postimi i plotë:

Trepça, e pandalshme

Jam i lumtur që klubin e zemrës e ripozicionuam sërish ku e ka vendin, si kampion, në krye të basketbollit të Kosovës. Suksesi, si në sport, si në punë, si në politikë, kurrë nuk vjen rastësisht. Mbështetja është gjithnjë jetike.

Me zemër të madhe, me dashurinë që vlon brenda nesh për klubin, me pasion, me trajnim, me motivim, Mitrovicën e kemi bërë kryeqytet të basketbollit.

Me atdhedashuri, me qëndrueshmëri, me punë e përkushtim, Kosovën do ta bëjmë kryeqendër rajonale të sportit.

Mitrovicën dhe Trepçën i uroj për titullin. Ndërsa, Suharekën dhe Yllin, për lojën e mirë!