Muhamet Hamiti

Hamiti: Pushteti nuk po ia del të miratojë ligje që s’janë në kundërshtim me Kushtetutën

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikua pushtetin për hartimin e ligjeve të dobëta.

Ai ka komentuar rrëzimin e këtyre ligjeve në Gjykatën Kushtetuese.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se Qeveria nuk po arrin të hartojë ligje që janë në përputhje me aktin më të lartë juridik dhe politik në vend.

“Pushteti aktual nuk po ia del të miratojë ligje që nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Hamiti.