Hamiti: Na duhet një qeveri me shumicë shqiptare të udhëhequr nga LDK

Muhamet Hamiti nga LDK-ja, duke u shprehur i bindur se partia e tij do të dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit, ka thënë se puna e parë pasi të marrin pushtetin do të jetë sanimi i dëmeve që janë bërë së fundi nga politika.

“Unë kam hyrë në LDK për ta ofruar veten pasi po flasim për vizion rugovian. Ai ka besuar në alternativë dhe edhe sot njerëzit kanë mundësinë që të zgjedhin mes partive. Cilësia e përfaqësuesve të Kosovës ka qenë në rënie prej vitit 1992. Po t’i shihni listat nga ky vit, 92-ta është më e mira”.

“Besoj që LDK do të bëhet forca kryesore. Nëse ju kujtohet LDK ka pasë fituar 47 deputetë atëherë. Kjo është e pamundshme tash, me zor PAN i arritën numrat me copa partish, është një sistem nënproporcional, por do t’ia dalim. Së pari t’i sanojmë dëmet që kanë bërë shteti kohëve të fundit”.

“Lista edhe votuesi ynë i ka provuar nga pak të gjithë partitë, këtu e kam fjalën për të gjitha forcat politike. Njerëzit kur i dëgjon çdoherë na kanë thënë se janë të pakënaqur dhe kanë humbur besimin në politikë dhe e kanë humbur besimin në këtë Qeveri, e cila ishte më e keqja pas lufte”.

Ish-këshiltari i presidentit Ibrahim Rugova ka thënë se LDK ka pasë shumë udhëheqës nga partia e tij dhe beson se edhe Vjosa Osmani do të jetë e tillë.

“LDK ka pasë shumë udhëheqës partiakë. Fatmir Sejdiun president, Isa Mustafa kryeministër, njerëz që kanë përgatitje të larta profesionale. Vjosa Osmani ka qenë këshilltare, më vonë deputete. Fuqia buron edhe nga organizimi i LDK-së. Ajo ka krijuar frymën që ajo sjell edhe njerëz të ri”.

“Unë besoj në cilësinë e saj si politikane, në vizionin e saj dhe aftësinë edhe energjinë e këtij organizimi që është i mundshëm”.

Hamiti ritheksoi edhe njëherë qëndrimin e partisë së tij për të mos hyrë në koalicion me PDK-në ndërsa tha se Kosovës tani i duhet një qeveri me shumicë shqiptare dhe që udhëhiqet nga LDK-ja.

“Qëndrimi i LDK-së është që të mos bëhet koalicion me PDK-në dhe të tjerët si rrjedhojë mbesin në lojë. LDK do të dalë forca kryesore dhe pastaj do të ulemi me forcat që do ta dalin nga zgjedhjet dhe të shohim se me kë mund të krijojmë qeverinë”.

“Dhe tani unë besoj, flas në mendimin tim personal. Ne kemi nevojë për një qeveri me shumicë shqiptare. Ne nuk i dimë rezultatet dhe mund të ndodhë që mund të bëhet koalicion më shumë se me një parti pas zgjedhjeve”.

“Ajo që e ka veçuar LDK-në të kohës së Rugovës është toleranca ndaj tjerëve dhe bashkëpunimi edhe me ata që nuk mendojnë si ti, pra kompromisin në kuptimin e mirë të fjalës rreth vijës kryesore që duhet të jemi bashkë”.

loading…



Chat conversation end
Type a message…