Muhamet Hamiti

Hamiti i LDK-së qorton qeverinë se “i kanë humbur argumentet me miqtë edhe në kauza të drejta”

Sanksionet ndaj Kosovës jo vetëm që s’janë hequr “por ka gjasa edhe të ashpërsohen”, ka thënë pjesëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, në dritën e qortimeve të rënda ndërkombëtare ndaj qeverisë kosovare pas vendimit, sipas tyre, të nxituar të ndalimit të valutës serbe në zonat e banuara me shumicë serbe.

“Ky pushtet ‘Krejt dhe drejt’ e ka humbur argumentin me miqt dhe aleatët tanë edhe për kauza të drejta. S’mund ta bindin askë, pos militantëve të VV-së. Të padijshëm janë”, ka shkruar Hamiti në një reagim në Facebook.

Postimi i plotë:

Për eskalim të situatës në veri të Kosovës, për çka BE-ja dhe SHBA-të e kanë bërë fajtore Qeverinë Kurti, Kosova është nën sanksione ndërkombëtare prej qershorit të vitit 2023. FSK-ja u përjashtua nga “Defender Europe 2023”. Projekte në vlerë prej rreth 300 milionë eurosh janë bllokuar. Qeverisë së Kosovës i qe tërhequr vërejtja për sanksionet e pritshme. Nuk i ka pasë marrë seriozisht. Ndoshta s’i ka kuptuar hiç. Tash i vuajmë sanksionet, të cilat jo që s’po hiqen, por ka gjasa të ashpërsohen për sa kohë e kemi këtë Qeveri.

Ky pushtet ‘Krejt dhe drejt’ e ka humbur argumentin me miqt dhe aleatët tanë edhe për kauza të drejta. S’mund ta bindin askë, pos militantëve të VV-së. Të padijshëm janë.

Sekretari amerikan i shtetit Blinken ‘naiv‘, BE-ja ‘tigër prej letre’. Kaq dijnë kryeministri Kurti dhe zëvendësja e tij, Gërvalla-Schwarz.

VIDEO BONUS: Aksioni kundër strukturave serbe, Sveçla: Janë mbyllur tri komuna ilegale në Pejë, Klinë dhe Istog