Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, e ka kritikuar ashpër Qeverinë e VV-së.
Ai ka bërë me dije se kjo qeveria i ka sjell Kosovës sanksione, izolim dhe korrupsion.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se zyrtarët qeveritarë nuk flasim për këtë gjë.
“Nuk i premtuan, por i sollën Kosovës: SANKSIONE, IZOLIM, KORRUPSION. Janë modestë, nuk flasin për këto suksese këta të Qeverisë së Vetëvendosjes. Mirënjohje popullore presin për qyfyret e tyre në fushatë”, ka shkruar Hamiti.







