Hamdi Lok Komoni ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme, duke bërë të ditur se do të garojë në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me numrin 51 në listën 129.
Përmes një postimi publik, Komoni ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që ka marrë ndër vite, duke theksuar se rruga e tij ka qenë e mbushur me sfida, por edhe me besim nga qytetarët, besim që sipas tij i ka dhënë forcë për të vazhduar përpara.
“Është nder i madh të jem kandidat në listën e AAK-129. Falënderoj Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për mundësinë dhe besimin që më ka dhënë”, ka shkruar ai.
Komoni ka falënderuar veçanërisht kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për mbështetjen e vazhdueshme, duke e cilësuar atë si të pakursyer në çdo hap të angazhimit të tij politik.
Në mesazhin e tij, kandidati i AAK-së ka theksuar nevojën për solidaritet dhe bashkim, duke iu referuar sloganit të partisë “Krah Teje”. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që në këto zgjedhje të jenë krah liderit Ramush Haradinaj, si dhe krah tij personalisht.
“Mbështetja juaj nuk është thjesht një votë — është besimi që më jepni të jem zëri juaj dhe të përfaqësoj hallet, shpresat dhe të ardhmen tonë”, ka deklaruar Komoni.
Ai ka ftuar qytetarët që në ditën e votimit ta përkrahin me numrin 51 në listën e AAK-129, duke theksuar se synimi i tij është të ecë përpara bashkë me qytetarët, “krah për krah”.







