Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Hamdi Komoni – Loki, me numër 51 në listën zgjedhore, u ka drejtuar një mesazh falënderimi qytetarëve të Deçanit dhe mbarë Kosovës pas ditëve intensive të fushatës.
Përmes një postimi publik, Komoni ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen, angazhimin dhe respektin e treguar ndaj tij gjatë gjithë kësaj periudhe, duke theksuar se kurrë më parë nuk është ndier më krenar dhe më i fuqishëm se në këto ditë.
“Vetëm të bashkuar do t’ia dalim gjithmonë, jo vetëm në politikë dhe në fushata, por do të mbetemi bashkë në çdo kohë,” ka theksuar Komoni.
Ai ka premtuar se do të qëndrojë gjithmonë krah qytetarëve, duke e quajtur çdo sfidë të tyre si sfidë të përbashkët dhe duke shprehur bindjen se fuqia e këtij bashkimi do të dëshmohet edhe në ditën e votimit.
Në fund të mesazhit të tij, Komoni ka falënderuar sërish qytetarët dhe ka theksuar krenarinë që është njëri prej tyre.
#AAK129







