Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me numër 51, Hamdi Komoni – Loki, ka mirëpritur bashkatdhetarët nga diaspora, duke i falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
Në një postim publik, Komoni ka theksuar se diaspora ka qenë dhe mbetet një shtyllë e rëndësishme për vendin, duke nënvizuar bashkimin për Kosovën dhe mbështetjen për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe numrin 129.
“Sot, si gjithmonë, jemi bashkë për Kosovën. Krenarë për ju”, ka shkruar ai, duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen takimit sonte.
Takimi me Ramush Haradinajn do të mbahet sonte në restaurant Antika Lëbushe (Deçan), duke filluar nga ora 18:00, ku pritet pjesëmarrje e gjerë e qytetarëve dhe përfaqësuesve të diasporës.







