Kandidati për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Hamdi Komoni – Loki, numër 51, ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave Lumbardh, Pozharë, Llukë e Ulët, Dashinoc, Maznik dhe Vranoc i Vogël.

Gjatë këtyre vizitave, Komoni u shpreh se mbështetja dhe përkushtimi i treguar nga qytetarët konfirmojnë besimin reciprok dhe gatishmërinë për të vazhduar rrugën e përbashkët drejt realizimit të synimeve politike të Aleancës.

Ai falënderoi banorët për pritjen e përzemërt dhe për besimin e dhënë, duke theksuar se AAK mbetet në krah të qytetarëve, në krah të Aleancës dhe në krah të liderit të saj, Ramush Haradinaj.

Fushata e tij po zhvillohet nën moton “Krah teje”, me thirrjen për mbështetje për AAK-në me numër 129 dhe Ramush Haradinajn me numër 1 në listë.

#KrahTeje #RamushHaradinaj1 #HamdiKomoni51