Kandidati për deputet, Hamdi Komoni i njohur si Loki, mbrëmë ka marrë mbështetje të fuqishme në katër fshatra të Deçanit.

“Mbrëmë në Ratish, Maznik, Dashinoc dhe Vranoc i Vogël pata nderin të jem mes njerëzve që janë shtylla e këtij vendi – të sinqertë, të përkushtuar dhe plot krenari për Kosovën tonë. Çdo bisedë, çdo shtrëngim dore dhe çdo fjalë përkrahjeje më jep më shumë motivim për të vazhduar këtë rrugëtim”, ka shkruar Loki.

“Me numrin 137✅ dhe me mua, Hamdi Komoni (Loki) 51, më 9 shkurt sjellim fitoren që Kosova e meriton!”, thekson tutje ai.

Loki është këngëtar i njohur dhe fuqishëm i ka hyrë garës për të përfaqësuar qytetarët në Kuvendin e ri të Kosovës. /Ballkani.info/