Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Hamdi Komoni-Loki ka lavdëruar gratë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për punën e pakursyer që bëjnë në shërbim të vendit.
Ai ishte pjesëmarrës në një takim që iu dedikua grave të kësaj partie, shkruan Ballkani.info.
“Së bashku me liderin Ramush Haradinaj, kryetarin e Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj dhe kolegët kandidatë për deputet, ndamë momente të veçanta në Deçan. Një falënderim i veçantë shkon për zonjën Hane Lekaj, kryetaren e Forumin e gruas së AAK-së në Deçan, për angazhimin dhe përkushtimin e saj të palodhur”, ka shkruar Komoni.
Ndryshe, Hamdi Komoni-Loki është njëri prej kandidatëve më aktiv nga të gjitha listat e partive politike, derisa numri që mbanë në këto zgjedhje është 51.
Postimi i plotë:







