Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet me numër 51, Hamdi Komoni – i njohur si Loki, ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen e madhe të qytetarëve të Deçanit gjatë aktiviteteve të fundit politike.
Përmes një postimi, Komoni ka theksuar frymën e bashkimit dhe solidaritetit, duke e cilësuar Deçanin si shembull të qëndresës dhe përkushtimit ndaj Kosovës. Ai ka vënë në pah se qytetarët e kësaj ane janë gjithmonë krah njëri-tjetrit për të ardhmen e vendit.
“Gjithmonë krah njëri-tjetrit për Kosovën tonë. Ju falënderoj nga zemra për përkrahjen e madhe, me zemër e shpirt,” ka deklaruar Komoni.
Ai ka shprehur mbështetje për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe për kryetarin e saj, Ramush Haradinaj, duke nënvizuar se fushata po zhvillohet me energji pozitive dhe me angazhim të sinqertë ndaj qytetarëve.
Deklarata e Hamdi Komonit vjen në kuadër të fushatës elektorale të AAK-së, e cila synon forcimin e unitetit, mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe përfaqësimin e denjë të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.







