Një vajzë e vogël lirohet pa nënën e saj.

Kështu Hamasi shkeli kushtet e marrëveshjes së arritur me Izraelin për lirimin e 50 pengjeve izraelite në katër ditë, në këmbim të një armëpushimi dhe lirimin e të burgosurve palestinezë në raportin një me tre.

Këtë e bëjnë të ditur autoritetet izraelite, duke iu referuar faktit se Hamasi liroi 13-vjeçaren Hila Rotem, pa nënën e saj Raya, e cila mbetet në duart e rrëmbyesve.

Vogëlushja është pritur nga daja i saj orët e fundit.

“Hila po kthehet në shtëpi pa nënën e saj Raya, e cila mbetet e burgosur. Hamasi ka shkelur rëndë marrëveshjen dhe ka ndarë nënë e bijë”, thuhet në një shënim të autoriteteve izraelite të publikuar nga faqja e lajmeve Walla.