Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza pretendon se të paktën 12 persona janë vrarë kur Izraeli goditi një shkollë të Kombeve të Bashkuara ku ishin strehuar mijëra palestinezë të zhvendosur.
Ministria raporton në një deklaratë “12 dëshmorë dhe mbi 54 të plagosur deri më tani si rezultat i shënjestrim të shkollës Al-Fakhura, e cila po strehon mijëra njerëz të zhvendosur në kampin Jabaliya në Rripin verior të Gazës”.
Një deklaratë e mëparshme nga Ministria e Brendshme tha se ishte një “goditje okupuese izraelite” që goditi shkollën, raporton The Times of Izrael.
Nuk ka asnjë koment të menjëhershëm nga Izraeli dhe AFP nuk mund ta konfirmojë numrin në mënyrë të pavarur.






