Të hënën fillon aplikimi i propagandës serbe për “krizën humanitare” në veri të Kosovës.

Mediat serbe po raportojnë se tanimë është ulur prodhimi i bukës në 60 për qind për shkak të, sic thotë ‘politika’ mungesës së miellit.

Kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve në veri të Kosovës, Radosh Petroviq ka paralajmëruar se nga e hëna më 1 korrik, dyqanet ushqimore, kioskat, madje edhe furrat e bukës në këtë pjesë të vendit nuk do të punojnë.

Ai tha për gazetën serbe “Politika se kjo u vendos në një takim të bizneseve private, për shkak të taksës prej 100 përqind mbi produktet serbe në nëntor të vitit të kaluar.

Serbia është duke përgatitur një skenar për një “katastrofë humanitare” në veri të Kosovës.

Në këtë pjesë të vendit po planifikohet inskenimi i mungesës së produkteve ushqimore, mirëpo autoritetet e Kosovës thonë se nuk ka asgjë për tu alarmuar pasi nuk ka kurrëfar krize në veri.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë prova që ekziston një skenar improvizimi për një krizë humanitare në veri të Kosovës.

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri u ka thënë gazetarëve se nuk do të lejojnë t’u mungojë asgjë qytetarëve të Kosovës në veri të vendit, por që do t’i dekonspirojnë projektet e tilla, që sipas tij janë të çuditshme.

Haradinaj tha se janë të detyruar të vendosin rend dhe ligj në veri të vendit, dhe se nuk do të kthehen prapa por do të punojnë drejt përforcimit të ligjit atje.

Mirëpo, ‘katastrofa humanitare’, siç po e quajnë fqinjët, është një plan i inskenuar nga organet serbe, pasi biznismenët e veriut u kanë dërguar një letër tregtarëve, nga ku u kanë bërë thirrje të mos e marrin, blejnë apo transportojnë asnjë produkt nga pjesa jugore e Kosovës.