Xhavit Haliti

Haliti: Tifozët e “Crvena Zvezda” po përgatiten për sulme terroriste në Kosovë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka paralajmëruar se tifozët e klubit futbollistik “Crvena Zvezda” e Beogradit, janë duke u përgatitur për veprime dhe terroriste në Kosovë.

Sipas Xhaviti, këto grupe kriminale do të tentojnë të bëjnë ndonjë vrasje apo akte sabotazhi në vendin tonë.

“Banjska ka ndodhë ashtu siç ka ndodhë. Rreziqe permanente ka. Dhe iu ka dalë siç kam thënë. Iu kam paralajmëruar nja tre muaj më herët. Rreziqet janë të ndërmerren masa, veprime terroriste nga grupe të veçanta, për të cilat Vuçiq do të deklarohet: ‘Nuk di asgjë’. Janë duke i përgatit tifozët ‘Crvena Zvezda’ për veprime të tilla dhe mbetjet e ish-policisë dhe ish-ushtrisë, që janë brenda territorit të Kosovës”, tha Haliti për RTV Dukagjini.

“Çka do të veprojnë. Ata do të përpiqen me e bë ndonjë atentat, ndonjë vrasje. Ndonjë veprim sabotazhi, me djeg. Nuk besoj që do të fillojnë ndonjë ofensivë, e cila do ta rrezikojë territorin. Varianti tjetër është të veprojnë që ta detyrojnë policinë të marrë kundërveprim dhe pastaj mund t’i kryejnë punët e veta për ta kompromentuar Kosovën. Rreziku i shpërthimit është në Bosnjë”, ka thënë Haliti. /Dukagjini/