Haliti: Sonte tetë të shëruar nga Vitia, rasti i fundit me COVID-19 pritet të shërohet nesër

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti ka thënë se sonte nga kjo komunë rezultojnë të shëruar nga coronavirusi tetë raste.

“Nga nëntë ritestime që janë bërë sot, tetë prej tyre kanë rezultuar të shëruar plotësisht. E kemi edhe një rast që ka dalë negativ në ritestimin e parë. Shpresojmë që edhe ky pacientë të shërohet nesër dhe Vitia më nuk do të ketë raste me COVID-19”, tha Haliti për RTV Dukagjinin.

Haliti thotë se Anamorava duket se po frymon më lirë pasi edhe Gjilani duket se e ka fituar betejën me COVID-19.

I pari i Vitisë ka falënderuar edhe stafin mjekësorë për gjithë përkujdesjen që u ka bërë pacientëve nga Vitia.

Haliti thotë se rasti i mbetur është nga fshati Stubëll por sipas tij nga nesër nuk do të jetë as ai rast.