Haliti: S’e kam ditur që ka seancë, s’jam i punësuar të punoj të shtunën e të dielën

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se s’ka qenë i informuar se sot do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit.

Ai, në një lidhje direkte në Klan Kosova, ka treguar se është në Pogradec.

“Unë nuk e kam ditur, nuk më ka thënë askush. Unë jam në Pogradec, qysh kam me votu prej Pogradecit?”.

“Unë kam ardhur në Pogradec dhe nuk e kam ditur që ka seancë të Kuvendit. Unë nuk jam i punësuar që të punoj edhe të shtunën dhe të dielën dhe as nuk ka pasë paralajmërim që do të ketë seancë”.