Haliti: Presidentin duhet ta zgjedhim tash, Haradinaj e kemi mik, por ai u ngut!

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, në vazhdim të emisionit “Debat” ka thënë se klasa politike duhet patjetër që tash ta zgjedh presidentin e ri.

Sipas tij, presidenti nuk duhet të jetë pronë e një partie, por të jetë i pranuar nga të gjithë.

“Ia ka zënë për të madhe Ramushit që e ka shpallur kandidaturën, pasi ka mundur fillimisht të flas më partitë, të diskutojë më qëllim që të arrijë objektivin. Është vështirë tash për të, të dështojë, edhe për neve që e kemi mik”, ka thënë Haliti.

Ai e ka pranuar që do të jetë e vështirë aktualisht të zgjedhet presidenti, por ka shtuar se kjo nuk është e pamundur.

“Tani për tani nuk e besoj se mund të zgjidhet presidenti. Duhet angazhim, marrëveshje ndërmjet partive. Nuk ka vullnet nga bashkësia ndërkombëtare që Kosova të shkojë në zgjedhje. Unë nuk e di se si do të mbaheshin këto zgjedhje pasi që e ke pandeminë, nuk mund të mbash fushatë”, ka thënë ai.